E PLOTË/ Nga deklaratat në TikTok te sherri dhe tritoli, si nisi konflikti mes Noizyt dhe Cllevio Serbianos, 3 herë i arrestuar

Prej tre ditësh tashmë, në media dhe rrjete sociale qarkullon përplasja fizike e reperit Rigel Rajku, të njohur gjerësisht si Noizy me një tjetër reper, Kleviol Ahmei ose Cllevio Serbiano me emrin e artit.

Nëse Noizy është një ndër emrat më të dëgjuar nga reperët shqiptarë, shumë pak janë në djeni për Cllevion.

Kush është Cllevio Serbiano?

Reperi, Kleviol Ahmeti ka lindur në vitin 1986 dhe është me prejardhje nga qyteti i Lushnjës, ai kishte jetuar 11 vite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ishte pjesë e grupit “The Bloody Alboz”, teksa mbante nofkën “Hudra AKA Problemi”, pasi u kthye në Shqipëri ndryshoi nofkën në “Cllevio Serbiano” e që në vitet e fundit u bë i njohur përmes rrjeteve sociale.

Në vitin 2014, Cllevio u arrestua për “Trafikim Droge”, pasi rrezoi një avion të llojit “Piper” që ishte nisur nga Italia me destinacion Divjakën.

Dënimin e përfundoi pas 6 vitesh, kur doli edhe nga burgu pra në 2020-tën dhe vazhdoi të publikonte projekte muzikore, e që më pas filloi të hynte në “Live” në rrjetin social “Instagram” së bashku me personat e njohur nga ky rrjet social si “Kozak”-un. Ndërsa, publikonte fotografi me artistët si “Stresi”, “Fero” e Morena Taraku.

Si ndodhi sherri?

Prej gati dy vitesh, Cllevio bëhej viral në rrjetet sociale me videot e tij Live. Gjatë kësaj kohe, ai ofendonte rëndë Rigelsin dhe anëtarët e grupit “OTR”. Cllevio arrestohet sërish në 2021 ku qëndroi në burg për 13 muaj dhe gjatë kësaj kohe Noizy dhe shoku i tij Stresi i japin fund armiqësisë.

Pas lirimit nga burgu Cllevio i premton Stresit se nuk do të vazhdondte më me ofendimet ndaj Rigeslist, premtim ky që u thye shumë shpejt duke prishur edhe miqësinë mes tyre, shkruan Albeu.com.

Pas kësaj Cllevio publikon bisedat e ëhatsApp me Noizyn duke provokuar sherrin.

Të hënën me datën 6 qershor, ai kishte paralajmëruar përmes videove në rrjetin social “Instagram” se ka vendosur të shkonte tek restoranti i Noizyt, i cili gjendet në rrugën Currila në Durrës. Në videot që ai publikonte shihej që ishte së bashku me disa miq dhe ishin me më shumë se tri vetura, që sipas Cllevios ishin duke bërë xhirimet për videoklipin e këngës së tij të re dhe kishte vendosur t’i kërkonte falje Noizy’t.

Por, që situata u tensionua menjëherë sa doli Rigelsi nga lokali i tij u vërsul në drejtim të Klevios ku ndodhi edhe përplasja fizike e cila është bërë mjaft virale në rrjet.

Por pas kësaj Cllevio vijon normalisht me videot e tij LIVE në rrjetet sociale ku thotë se ishte të lokali i Noizyt dhe reperi e kishte pritur mjaft mirë.

Pasi publikohet video, Cllevio kallzon në polici për dhunë Noizyn dhe babin e tij, Bashkim Rajkun. Edhe me këtë të fundit, Cllevio ka patur një “përplasje”.

Cllevio përndiqte babin e Noizyt:

Vitin e kaluar ai ka publikuar një video në rrjete sociale duke ndjekur me veturë babain e Noizyt. Duke u munduar ta arrijë makinën e babit të rreperit ai i drejtohet me fjalët:

“O xhaxh, po të përshëndes për qejf, edhe unë jam një nga ata që djali jot nuk e ka qejf, po ti je baba dhe ke kampion djalin, pavarësisht se ne në rrugë, unë jam Cllevio Serbiano, respekte, gjujts nga Amerika”, iu drejtua Cllevio babait të Noizyt.

Tritol në lokalin e Noizyt:

Dy ditë pas sherrit dhe videove virale, biznesit të Noizyt në Durrës, i është vënë tritol. Logjikisht të gjithë dyshuan se autor i kësaj ngjarje ishte pikërisht Kleviol Ahmeti. Gjithashtu edhe në dëshimë e Noizyt dyshimet hidheshin mbi Cllevion.

Cllevio Serbiano arrestohet sërish:

Në 19.03.2021, shtetasi K. A. është arrestuar në flagrancë nga Policia, pasi në automjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, iu gjetën doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe 3 armë të ftohta (thika), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./albeu.com/