“Nuk është e lehtë”, Rama flet për sektorin privat, a do të ketë rritje pagash?

Kryeministri Edi Rama informoi sot se Banka Botërore ka dhënë një fond mbështetje prej 900 milionë dollarësh për programin e ri të zhvillimit për periudhën 2023-2027.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me përfaqësuesin e Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas, Rama foli edhe për rritjen e pagave në sektorin privat.

I pyetur nga gazetarët nëse do të ketë rritje pagash në këtë sektor, kryeministri tha se kjo gjë nuk është e lehtë, pasi është një tjetër sistem.

Megjithatë ai tha se do të bëjë maksimumin edhe për sektorin privat.

Ai tha se rritja e pagave krahas sektorit publik duhet inkurajuar edhe në atë privat.

“Nuk është e lehtë, sepse është tjetër sistem, por do bëjmë maksimumin edhe në sektorin privat, është një kohë e mirë për Shqipërinë, por duhet shumë punë”, tha Rama./albeu.com/


Shtuar 4.04.2023 11:23

Tags: