25 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, homazhe në nderim të tij

Sot shënohen 25 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit. Në përkujtim të tij, Partia Demokratike e Shqipërisë organizon një ceremoni në “Varrezat e Dëshmorëve”.

Në këtë ceremoni marrin pjesë familjarët e Azem Hajdarit, miq e të afërm, mes tyre edhe Sali Berisha.

Homazhet po mbahen pranë Varrezave të Dëshmorëve, për t’u zhvendosur më pas tek Memoriali i Azem Hajdarit.