Gjithmonë kujton nënën e ndjerë, fansat i bëjnë surprizën rrëqethëse Morenës (VIDEO)

Këngëtarja Morena Taraku e ka humbur në moshë të vogël nënën e saj, mirëpo gjithmonë e mban pranë zemrës dhe tregon se ia ndjen mungesën më shumë se kushdo tjetër.

Pas humbjes së saj, këngëtarja ka jetuar me të atin që i është bërë edhe nënë edhe baba, por askush s’e zë dot vendin e nënës.

Në rrjete sociale nuk mungojnë dedikimet e shumta të Morenës për gjysmën e saj në qiell, të cilës i drejton shpesh mesazhe dhe i tregon shqetësimet e saj.

Sigurisht, ajo nuk e ka harruar mamanë as në Ditën e Nënës, teksa ka marrë surprizën më të bukur ndonjëherë nga fansat e saj. Me anë të një programi, ata e kanë bërë “të gjallë” foton e mamasë së saj, duke e bërë të duket sikur jeton ende.

Ky gjest e ka emocionuar pamasë këngëtaren, e cila e ka ndarë këtë surprizë në InstaStory.

Me rastin e 8 marsit, Taraku ndau një imazh të qiellit, krahas së cilës shkruante:

“Nëse trëndafilat rriten në qiell, Zot të lutem zgjidh një tufë për mua. Vendosi në krahët e nënës sime dhe i thuaj që janë nga unë. I thuaj që e dua dhe më mungon. Urime dita e nënave”, shkroi këngëtarja duke e shoqëruar me ‘emojin’ – nënë e bijë duke u përqafuar.

Ndërkohë përsa i përket karrierës së saj, së fundmi ka lançuar bashkëpunimin e parë me reperin e njohur shqiptar, Feron. Kënga e tyre e publikuar para një muaji mban titullin “Money”.

Në secilën pjesë të videoklipit, ata shfaqen të kombinuar në veshje me njëri-tjetrin teksa repojnë dhe duket një dyshe super cool.


Shtuar 15.03.2021 14:22