Makina del nga rruga dhe përplaset me avllinë në Shkodër, dy të lënduar

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Një mjet la humbur kontrollin dhe është përplasur me një avlli, për pasojë janë lënduar shoferi dhe një pasagjerë.

Njoftimi i policise:

Shkodër/ Informacion paraprak

Më datë 25.01.2022, rreth orës 19:30, në lagjen Partizani, Rrruga e Komanit, Shkodër, mjeti tip Benz me drejtues shtetasin R. S., 15 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një avullie.

Sipasojë e përplasjes ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit R. S., dhe pasagjeri E. S., 16 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 25.01.2022 20:03