“Pas buzëqeshjes ka shumë plagë”, Fifi hap zemrën: Jam deformuar për të arritur diçka në jetë

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun njihet për bisedat e saj të sinqerta me ndjekësit në rrjete sociale. Edhe këtë herë ajo nuk ka ngurruar të hapë zemrën dhe të tregojë sfidat e saj me të cilat është përballur gjatë jetës.

Ndërsa ka publikuar edhe disa foto në Instagram, Fifi siç njihet edhe me emrin e artit ka shkruan edhe disa rreshta shumë prekës dhe domethënës për cilindo.

Më tej ajo shprehet se ka shumë thika, bërryla e padrejtësi që publiku nuk mund t’i kuptojë sepse nuk i ka provuar.

“Pas kësaj buzëqeshje ka shumë plagë që jam mundu me vite me i shëru .. pas kësaj buzëqeshje ka shumë dështime .. pas Fifit që e shihni ju është një fëmijë i vogël që nuk kishte dhe u deformu t’u punu për me bo e me arrit diçka në jetë .. pas çdo shpërthimi emocional që kam pas -diçka keni pa e diçka s’keni me pa kurrë – ka shumë thika, ka shumë bërryla e ka shumë padrejtësi që s’keni me i kuptu se nuk i keni provu. Gjithsesi .. si njeri që jam me të meta – e me budallaki – me të mira e të kqijaa – JAM NJERI!”, shkruan Fifi./albeu.com