I bënte presion nënës dhe vëllait, arrestohet i riu në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 25-vjeçar, banues në lagjen “28 Nëntori” pasi akuzohet se i ka ushtruar dhunë psikologjike mamasë dhe vëllait të tij.

Mbi shtetasin H.K rëndon verpra penale “Dhuna në familje”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin H. K., 25 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj mamasë dhe vëllai të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 31.03.2022 10:07