Mbledhja e BDI, Ahmeti: Ka qenë debat konstruktiv, nuk është folur për lëvizje ministrash

Pas 10 orë debat, ka përfunduar mbrëmë mbledhja maraton e Bashkimit Demokratik për Integrim. Në përfundim të takimit ka folur zëdhënësi i kësaj partie, Bujar Osmani, ku tha se takim ka qenë konstruktiv dhe se është bërë një analizë e gjatë pune e ekzekutivit dhe shtoi se takimi i radhës do të jetë më 19 nëntor.

“Sigurisht që ministrat kanë bërë punën e tyre, nuk do të thotë që nuk ka hapësirë për të dhënë mendime dhe sugjerime dhe normalisht që të gjitha gjërat do të vazhdojnë në kuadër të normalitetit”, tha mes tjerash Ahmeti.

Ndërsa zëvendëskryeministri, Artan Grubi, tha se BDI-ja është një akademi politike duke mos dhënë detaje të tjera rreth takimit 10-orësh.

Në fund fare është deklaruar edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ku tha se gjatë mbledhjes janë analizuar raportet e ministrave, ku kanë qenë të përfshira të gjitha çështjet. Ai tha se janë caktuar tre anëtarë që do të bëjnë redaktimin e raportit dhe më 19 nëntor do të vijojë sërish debati për të gjitha fushat. Ahmeti tha se debati ka qenë në frymë konstruktiveve, sidomos projektet që kanë të bëjnë me infrastrukturën dhe ekonominë e shtetit. Ai shtoi se tani e tutje do të ketë debate të vazhdueshme në parti, si takimi i sotëm.

Ahmeti hodhi poshtë se gjatë mbledhjes është folur për ndryshime të ministrave apo për lëvizje të tyre, duke përmendur edhe njëherë pikat e rendit të ditës që janë diskutuar në këtë mbledhje maraton./tv21


Shtuar 30.10.2022 10:29