“Edi Rama” sqaron mungesën në Portokalli: Diçka e madhe po vjen (FOTO LAJM)

Aktori i njohur i humorit, Florian Binaj, ka sqaruar ndjekësit e tij për mungesën që ka bërë në programin humoristik ‘Portokalli’.

Sqarimi i aktorit erdhi pasi mungesa e tij ishte vënë re nga ndjekës dhe fansa të tij të cilët nuk kanë ngurruar të pyesin për mungesën e tij, pasi e kanë lidhur me pjesëmarrjen e aktorin në protestat e realizuara kundër rritjes së çmimeve.

Por duket se aktori po përgatit diçka më të rëndësishme, për të cilën tha se do të japë detaje në vijim./albeu.com/