Mbretëresha pritet të takohet me Harry-n dhe Meghan Markle

Mbretëresha do të mirëpresë Princin Harry dhe Meghan Markle javën e ardhshme ndërsa e gjithë familja mblidhet për të festuar jubileun e saj historik Platinum. Daily Mail raporton se mbretëresha 96-vjeçare po pret me padurim të shohë stërnipërit e saj, Archie dhe Lilibet.

Ajo ka të ngjarë të kalojë kohë me ta privatisht të shtunën e ardhshme, kur Lilibet feston ditëlindjen e saj të parë. Duka dhe Dukesha e Sussex -it dhe fëmijët e tyre do të qëndrojnë në Frogmore Cottage, shtëpinë e tyre në Windsor pak larg nga vendi ku qëndron mbretëresha.

Monarkia e ka bërë të qartë se nuk dëshiron që asnjë dramë familjare të errësojë festën katërditore kombëtare të fundjavës së ardhshme. Kjo është vizita e parë e Markle pas trazirave që shkaktoi kur hoqi dorë nga rolet mbretërore bashkë me Harry-n.

Pas këtij vendimi, pasuan një sërë akuzash drejtuar familjes mbretërore. Në një intervistë për Oprah Winfrey, Markle tha se kishte përjetuar një periudhë jo të mirë psikologjike gjatë kohës që ishte në Britani dhe se një anëtar i familjes, kishte bërë një koment racist ndaj të birit.