Sulmi me 6 të vrarë në Çikago, policia amerikane: I dyshuari kishte thurur planin për javë të tëra

Personi i dyshuar i sulmit në paradën e 4 korrikut në  Çikago, ku mbetën të vrarë 6 persona, sipas policisë amerikane e ka bërë planin për javë të tëra, raporton BBC.

Organet e zbatimit të ligjit besojnë se Robert Crimo III, 21 vjeç, bleu në mënyrë të ligjshme pushkën me fuqi të lartë që përdori në sulm.

I dyshuari besohet të jetë maskuar me rroba grash për të mos u identifikuar dhe për t’u larguar më shpejt nga vendngjarja, shtuan zyrtarët.

Kujtojmë se nga të shtënat e ditës së hënë, përveç 6 viktimave, mbetën të plagosur rreth 30 persona./albeu.com