Alexandre Lacazette ngacmon në shqip Granit Xhakën (FOTO LAJM)

Granit Xhaka ishte pjesë e një loje në TikTok me Kozak Braçin.

Por në këtë live nuk munguan dhe komentet nga lojtarët e Arsenalit, ku spikati Alexandre Lacazette.

Sulmuesi  shkruan: “GRANIT!! A JE MIRË??”, duke tërhequr vëmendjen e shumë shqiptarëve që po e ndiqnin.

Ky koment u prit shumë mirë nga ndjekësit, por nuk ishte i vetmi. Pas kësaj Lakazet shkruan sërish: “Granit, ha disa Mantija” dhe më pas i përshëndet, ku në përshëndetje vendos dhe një emoji të flamurit të Kosovës. /albeu.com/


Shtuar 18.01.2022 16:41