Pronar miniere e ish-mësues, historia e Lefter Allës nga arrestimi i djalit te plagosja e vëllait

Lefter Alla, nga 5 gushti i 2019, ditë kur mori edhe zyrtarisht detyrën, drejton bashkinë e vogël të Bulqizës. Alla ka një profil të ulët publik pasi përfshirjen në politikën aktive e ka pasur vetëm në 4 vitet e fundit, por në zonën e Bulqziës është një emër i njohur për shkak të angazhimit të tij të hershëm në sektorin minerar.

Lefter Alla është diplomuar për Edukim Fizik, por profesionin e mësuesit e ka ushtruar shumë pak. Në CV e tij, Alla sqaron se ka dhënë mësim në shkollën “Xhevdet Doda” në Bulqizë në periudhën 89-90 dhe në vitet e vështira 96-98 në 8 vjeçaren e Bulqziës.

Nga viti 2001 dhe për 17 vjet me rradhë, Lefter Alla ka marrë në zotërim dhe drejtuar një nga kompanitë kryesore në fushën minerare. Pas angazhimeve në nivele të ulta, në janar 2016 Lefter Alla mori drejtimin e Partisë Socialiste në Bulqizë, kohë kur Bashkia drejtohej nga daja i tij, Melaim Damzi.

Alla mori besimin e kryeministrit Rama dhe deputetëve të Dibrës që të ishte pikërisht ai që do të garonte në zgjedhjet e 30 qershorit. Daja i tij, Melaim Damzi, përfaqsues i LSI-së vendosi të mos kandidojë për një mandat të ri në krye të Bashkisë, duke i hapur rrugë nipit të tij për drejtimin e Bulqizës, qytezës nga e cila gjenerohen miliona euro nga minierat e kromit.

Angazhimi politik e ekspozoj Allën përballë oponionit publik kur vetëm 1 muaj pas betimit si kryetar, vëllai i tij Vangjel Alla u përfshi në një plagosje me armë. Ngjarja e ndodhur në 18 shtator të 2019 tronditi Bulqizën, ndërkohë që një ditë më pas Policia e Shtetit arrestoi edhe personat që goditën vëllain e kryebashkiakut. Por vetëm një muaj më pas, Enio Alla, djali 19 vjeçar I kryebashkiakut të Bulqizës u arrestua pasi gjatë një kontrolli policor iu gjet një sasi prej 5.2 gramë lëndë narkotike, kanabis sativa. Sipas Policisë, gjatë ndalimit Alla ka përmendur emrin e babait të tij, duke i kërkuar unifromave blu të mos e ndalojnë për shkak se është djali i një kryebashkiaku.

Por problemet ligjore të familjes Alla kanë nisur përpara se Lefter Alla të merrte drejtimin e Bashkisë. Në mars të vitit 2018, 60 fëmijëve në shkollën e mesme në Shupenzë u asfiksuan, madje disa prej tyre u sollën me urgjencë në Tiranë.

Ekspertiza konstatoi se helmimin te nxënësit e shkaktuan kaldajat të cilat ishin vendosur jashtë kushteve teknike gjatë rikonstruksionit të shkollës “Rifat Manjani’.

Kompania që realizoi rikonstruksionin e shkollës, ishte tenderuar nga bashkia Bulqizë dhe ishte fituar nga firma Ndregjoni Sh.p.k, e cilaia kishte nënkontrakuar punimet kompanisë “B Alla 76”.

Firma “B Alla 76’ nuk kishte eksperiencë në instalimin e kaldajave, por pronari dhe administratori i saj, Ilir Alla ishte vëllai i kreut të Partisë Socialiste në atë kohë, Lefter Alla.

Në kohën kur mori detyrën e tij si kryebashkaik kishte këtë thirrje për vartësit e tij

Por a po e po e realizon vetë këtë angazhim kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla? /abcnews.al


Shtuar 22.01.2020 16:38