“E dashur Katie”, një letër e shkruar më shumë se 100 vjet më parë mbërrin në destinacion: Çfarë shkruhet në të (FOTO LAJM)

Një letër e shkruar në shkurt 1916 ka mbërritur në një apartament në Londrën jugore më shumë se 100 vjet më vonë.

Zarfi, i cili ka një vulë postare Bath dhe një pullë 1p që mban portretin e George V, mbërriti në banesën e Finlay Glen në Hamlet Road, Crystal Palace, në vitin 2021.

“Ne ishim padyshim mjaft të befasuar dhe kurreshtarë se ku ka qenë kjo letër për më shumë se 100 vjet.”, tha i riu që mori letrën.

Shërbimi postar Royal Mail tha se nuk dinin  sesi të vepronin me këtë raste dhe se letra u dërgua dy vjet përpara se të futej racionimi i Luftës së Parë Botërore.

Edhe pse është krim të hapësh një letër që nuk të drejtohen, sipas Aktit të Shërbimeve Postare 2000, drejtori i teatrit tha se mendonte se ishte “lojë e ndershme” të hapej pasi kuptoi se ishte nga viti 1916, jo nga 2016.

“Nëse kam kryer një krim, mund të kërkoj vetëm falje”, tha 27-vjeçari.

Sipas Stephen Oxford, redaktor i Norwood Review, një revistë tremujore e historisë lokale, letra iu shkrua Katias, gruas së manjatit lokal të pullave Oswald Marsh.

Oswald Marsh ishte një tregtar pullash shumë i vlerësuar, i cili shpesh thirrej si dëshmitar ekspert në rastet e mashtrimit të pullave.

Ajo u shkrua nga miku i familjes Christabel Mennell, vajza e një tregtari të pasur lokal çaji Henry Tuke Mennell, ndërsa ishte me pushime në Bath.

Në letër, Mennell deklaroi se ndjehej “shumë e turpëruar nga vetja pasi tha atë që kishte thënë” dhe se ajo ishte ndjerë “e mjerë këtu me një të ftohtë shumë të rëndë”.

“Është shumë e pazakontë dhe në fakt mjaft emocionuese për sa i përket dhënies së neve një drejtim në historinë lokale dhe njerëzit që jetonin në Norwood, i cili ishte një vend shumë i popullarizuar për klasat e mesme të larta në fund të viteve 1800. Crystal Palace gjeneroi një fluks të madh njerëzish shumë të pasur dhe kështu të zbulosh dikë që u zhvendos në zonë ndoshta pikërisht për këtë arsye është absolutisht magjepsëse.”, tha Oxford.

I pyetur se çfarë do të bënte nëse të afërmit e dërguesit ose marrësit do të kontaktonin, zoti Glen u përgjigj: “Është një pjesë e mahnitshme e historisë së tyre familjare që është shfaqur,  nëse duan, ata mund të vijnë.”

Një zëdhënës i Royal Mail tha: “Incidente si ky ndodhin shumë, herë pas here, dhe ne nuk jemi të sigurt se çfarë ka ndodhur në këtë rast.

“Ne e vlerësojmë që njerëzit do të intrigohen nga historia e kësaj letre nga viti 1916, por nuk kemi informacion të mëtejshëm se çfarë mund të ketë ndodhur.”, përfundoi ai.