Prestigjozja spanjolle: Arrihet marrëveshja Barcelona – Messi

Messi ka përfunduar kontratën me Barcelonën dhe për momentin është pa skuadër.

Fituesi i Kupës së Amerikës është duke shqyrtuar mundësinë e rinovimit të kontratës me klubin e tij të zemrës.

Mediumi spanjoll, ESPN njofton se të dyja palët kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës.

Ylli argjentinas do të nënshkruaj një kontratë pesë vjeçare me skuadrën e Barcelonës.

34 vjeçari është pjesë e Barcelonës që nga viti 2000 derisa me skuadrën e parë debutoi në vitin 2004 ku ka thyer çdo rekord të mundshëm.


Shtuar 14.07.2021 17:40