Kuvendi ndryshon sot Kushtetutën

Ka nisur sot seanca plenare ku do të miratohen ndryshimet kushtetuese, që do të pasojnë me hapjen e listave dhe heqjen e koaliconeve parazgjedhore. Në krye të seancës, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se lidhur me këtë cështje do të ketë rreth 2 orë diskutime, nga të cilat 50 minuta i janë dedikuar vetëm Edi Ramës.

Seanca e sotme në Kuvend nuk pritet që të sjellë përplasje, sa kohë që mazhoranca dhe opozita, e kanë deklaruar votën e tyre pro ndryshimeve Kushtetuese, në një kohë kur këto të fundit janë kundërshtuar nga opozita jashtëparlamentare.

Shqipëria bëhet kështu shteti i dytë në botë që ndryshon Kushtetutën në kushtet e pandemisë, ndërsa duket se shembulli është ndjekur nga Rusia e Vladimir Putinit.

Ambasada e BE-së në vendin tonë, e veçanërisht Gjermania janë shprehur kategorikë kundër ndryshimeve kushtetuese të njëanshme, që sipas tyre do të sjellin pasoja në procesin e integrimit të vendit.


Shtuar 30.07.2020 08:34