“Dashuri e përjetshme”, zbulohet kujt ja dedikon Butrint Imeri tatuazhin (FOTO LAJM)

Butrint Imeri ka ndarë me ndjekësit një nga tatuazhet e tij të shumtë, por më të riun!

Ai ka shkruar në krahun e tij “Amor eterno” që në shqip do të thotë “dashuri e përjetshme”.
Epo pyetja që të gjithë kanë tani është se kujt i dedikohen këto fjalë nga këngëtari?!

“Nanës dihet”, ka shkruar ai.

Butrint Imeri sapo na zbuloi tatuazhin e tij të ri dhe të gjithë

Kujtojmë se artisti ka vendosur që jetën private ta ruajë në mënyrë hermetike dhe mos të zbulojë asnjë detaj.

Lidhja më e bujshme për të cilën ai është përfolur ka qenë ajo me moderatoren Kiara Tito.

Madje vetë moderatorja së fundmi ka rikujtuar puthjen e famshme me këngëtarin dhe ka thënë se kjo puthje i solli një rritje të ndjeshme të ndjekësve të saj në rrjetet sociale dhe i ndryshoi karrierën e saj për mirë.

“Që nga ky momenti i kësaj puthjes që dhashë pata një ndryshim të madh nga rrjete sociale, pata një rritje të ndjekësve. Ishte komplet rastësore, por edhe emisioni eci mirë. Mund të them që ka qenë një moment që më ka ndikuar për mirë edhe në vazhdimësi të gjërave të mia”, tregoi ajo.

Edhe pse dyshja e mohonte se mes tyre kishte një romancë, Butrinti dhe Kiara fotografoheshin shumë herë bashkë.

Ajo gjithashtu mori pjesë në videoklipin “Hajt hajt” të Butrinit dhe që atëherë lajmet për ta nuk pushuan.


Shtuar 1.04.2022 13:38