Iu shkrumbua makina, flet kreu i FRPD në Durrës

Pasditen e sotme, makina e kreut të FRPD në Durrës, Ndrec Pjetri, është përfshirë nga flakët.

Nga të dhënat paraprake mësohet se shkak ka qenë një defekt elektrik në makinën e tij që ka çuar më pas djegie të mjetit.

Ka qenë vetë Ndrec Pjetri i cili ka pranuar se ngjarja është aksidentale dhe nuk ka të bëjë me një zjarrvënie të qëllimshme.


Shtuar 11.01.2020 18:49