E papritur, largohet nga Barcelona drejtori i përgjithshëm i klubit

Ferran Reverter nuk është më drejtori ekzekutiv i Barcelonës pasi këtë të martë i ka komunikuar presidentit Joan Laporta largimine tij nga posti.

Sipas klubit dhe vetë Reverter, arsyet e largimit të tij janë personale dhe familjare . Kjo dorëheqje do të ndodhë sapo Klubi të gjejë një drejtor të ri.

“Pothuajse një vit më parë vendosa të largohem nga Gjermania dhe të kthehem në Barcelonë për arsye familjare dhe menjëherë pranova sfidën që presidenti Joan Laporta më ofroi të drejtoja fushën ekzekutive të klubit. Këta muaj kanë qenë emocionues dhe falënderoj President për besimin e tij dhe, veçanërisht, entuziazmin dhe kapacitetin e tij drejtues në mënyrë që FC Barcelona tani të ketë një ekip drejtues të nivelit të lartë të aftë për të ripozicionuar Barçën si një lider botëror. Personalisht, kam bërë shumë përpjekje dhe përkushtim gjatë këtyre muajve, por tani dua të fokusohem në qëllimin për të cilin jam kthyer te Barcelona, ​​që është t’i kushtoj më shumë kohë projekteve personale dhe familjare”, ka deklaruar Ferran Reverter në faqen e klubit.

Megjithatë, arsyeja e vërtetë e largimit të Drejtorit Ekzekutiv, sipas burimeve të “Marca”, mund të jetë mospërputhjeve në marrëveshjen që klubi ka me Spotify për sponsorizimin e fanellës së parë të Barçës dhe emrin e stadiumit.

Fillimisht, kjo marrëveshje duhet të shpallet në orët në vijim, ndonëse dje tashmë u zbulua se kompania do t’i paguante Barcelonës 280 milionë euro për tre sezone.

Ferran Reverter kishte qenë një person kyç në të gjithë projektin ekonomik të klubit në këto muaj të parë të presidencës së Laportës, kur bëhej fjalë për rigjallërimin e situatës financiare të klubit dhe kërkimin e sponsorëve të ndryshëm. /h.ll/albeu.com


Shtuar 8.02.2022 11:48