Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të PS, Rama i jep porositë deputetëve për “vendoret”

Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlametar të PS.

Takimi, i cili nisi rreth orës 18:00 dhe zgjati më shumë se 1 orë kishte në fokus përgatitjen për zgjedhjet e 14 majit.

Mësohet se drejtuesit e qarqeve kanë raportuar për sondazhet për kandidatët për kryebashkiakë dhe këshilltarët.

Porosia e kryeministrit Edi Rama për deputetët ka qenë që çdo deputet do mbajë përgjegjësi për zgjedhjet në zonën e tyre elektorale.

Është diskutuar për Vlorën, por pa përmendur emra.

Albeu.com mëson se të vetmin që ka përmendur me emër ka qenë Benet Beci për Bashkinë e Shkodrës. Në platformën politike për fushatën zgjedhore Rama ka kërkuar që “Akti1st” të jetë një instrument kyç.

Rama ua ka bërë të qartë se përveç dy deputetëve, Ajazi dhe Beci, nuk do të ketë tjetër mundësi për kandidat për bashki. Gjithashtu kryesocialisti ua ka nënvizuar që mos ta marrin shumë lehtë pasi nuk do të jenë zgjedhje të lehta

Ndërsa, Vlorën Rama u ka thënë deputetëve që do ta marr vetë në patronazh, me idenë që do të shkojë vetë atje për të folur me partinë për kandidatin që do të vendoset.

Gjithashtu Rama ka kërkuar kërkuar angazhim makismal nga deputetët në zonat e tyre.

Ndërkohë, nesër pasdite në orën 17:00 Rama do mbledhë kryesinë e PS./Albeu.com/