Aksident në aksin Korçë-Pogradec, shoferi humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Çiflig.

Policia bën me dije se një mjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë e këtij aksidenti ka vetëm dëme materiale.

Makina ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me një shtyllë.

Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit./Albaeu.com./


Shtuar 18.07.2023 22:33