Sherr me kaçavida në Vlorë, plagoset një person

Pas një sherri të çastit pranë “Sheshit të Flamurit” në Vlorë është plagosur me kaçavidë 37-vjeçari E.M.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si edhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi:

Policia njofton se rreth orës 12:20, pranë “Sheshit të Flamurit”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është dëmtuar me kaçavidë, shtetasi E. M, 37 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com