Vetëvaret në burg Astrit Pukameta, para disa ditësh terrorizoi Kavajën dhe plagosi dy persona

Një i burgosur në Peqin ka varur veten në qeli. Ai është dërguar për mjekim, por nuk ka mundur të shpëtojë.

Mësohet se viktima është Astrit Pukameta, i arrestuar me para disa ditësh për veprat penale “plagosje e rëndë me dashje”, “Kanosje”, “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhje me dhunë”.

Kujtojmë se Policia e Kavajës vuri në pranga 45 vjecarin Astrit Pukameka më 16 janar. Në rrugën dytësore, në afërsi të mbikalimit, shtetasi Astrit Pukameta është konfliktuar me shtetasit V. K. dhe I. M. dhe i ka spërkatur me naftë, duke tentuar t’i djegë.

Pas konfliktit me këta të dy, ka vajtur në një dyqan ku është konfliktuar dhe me shitësin e dyqanit, shtetasin Bardhyl Petja, dhe e ka plagosur me thikë.

Në afërsi të dyqanit, nën kërcënimin e thikës, ka marrë peng shtetasin Arjan Shau bashkë me makinën e tij, dhe është larguar në drejtim të Rrogozhinës.

Në fshatin Lekaj, shtetasi Arjan Shau, ka tentuar të devijojë makinën, dhe është futur në parkimin e një karburanti, dhe shtetasi Astrit Pukameka e ka plagosur me thikë.

Pasi kanë dalë nga makina, është afruar te vendqëndrimi i punonjësit të karburantit, i ka marrë shumën e xhiros ditore, dhe në momentin që kanë arritur shërbimet e Policisë, ka kërcënuar se do digjte karburantin./albeu.com


Shtuar 22.02.2022 15:47