Shqipëria nën “pushtetin” e të nxehtit përvëlues, temperaturat deri në 43°C, parashikimi i motit për sot

Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të vazhdojnë të jenë prezente mbi vendin tonë edhe për ditën e sotme.

Ndikimi i masave ajrore të nxehta dhe orët e gjata me diell do të bëjnë që termometri të regjistrojë vlera deri në 43 gradë celsius kryesisht në zonat e ulëta.

Era do të jetë kryesisht nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

Klikoni KËTU për tu njohur me përditësimet më të fundit rreth motit

Temperaturat parashikohen

Në zonat malore 19 deri 38°C,
Në zonat e ulëta 20 deri 43°C,
Në zonat bregdetare 25 deri 39°C.

/albeu.com/