Puka kthehet në vatrën e re, konfirmohet një person me koronavirus

Është konfirmuar një person me koronavirus në Pukë.

Bëhet fjalë për një burrë, i cili tashmë është transportuar për në spitalin Infektiv ku po merr trajtim të specializuar nga mjekët.

Personit të infektuar i janë bërë dy herë analizat, e para doli negativ, kurse e dyta pozitiv raporton abcneës.

Burri kishte probleme me mushkëritë dhe merrte trajtim në spitalin Rajonal të Shkodrës, rrjedhimisht i janë marrë tamponët mjekëve dhe infermierëve që i kanë shërbyer atij.


Shtuar 25.03.2020 10:01