Protesta e opozitës, nisen drejt Tiranës protestuesit e parë nga rrethet

Teksa jemi vetëm pak orë nga orari zyrtar i nisjes së protestës së opozitës e cila do të nisë në orën në 16:00 para kryeministrisë, kanë nisur të vijnë protestuesit e parë.

Sipas të dhënave, nga Gjirokastra janë nisur drejt Tiranës 60 protestues, nga Tepelena 40 protestues, nga Memaliaj 50 protestues, nga Përmeti 30 protestues dhe nga Këlcyra 35 protestues.

Ndërkohë raportohet se nga Korça janë nisur drejt Tiranës, 550 Protestues, Pogradeci rreth 200 dhe nga Devolli 400 protestues.

Ndërkohë  bëhet me dije se nga Lezhë janë nisur rreth 1 mijë protestues, me automjete private.