Kadirov kërcënon Evropën, thirrje për vendosjen e ligjit ushtarak në Rusi

Lideri çeçen, Ramazan Kadirov kërkon vendosjen e ligjit ushtarak në Rusi, pas sulmeve me dron në Moskë, për të cilat Kremlini akuzon Urainën.
Aleati i ngushtë i presidentit rus, shkruan në Telegram se Rusia duhet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme dhe të aplikojë ligjin ushtarak.

“Unë besoj se është e nevojshme të shpallet një gjendje e jashtëzakonshme në Rusi dhe të përdoren të gjitha mjetet luftarake për këtë, në mënyrë që të “pastrohet” menjëherë kjo celulë terroriste. Unë besoj se termat ” ushtri ukrainase dhe politikanë ukrainas ” nuk duhet të përdoren, por të zëvendësohen me “terroristë”, ka shkruar Kadirov, siç raporton rrjeti rus “RIA Novosti”.

Kadirov dëshiron të hakmerret duke theksuar se Kremlini mund të sulmojë vendet e Evropës Perëndimore për atë që ndodhi dje në kryeqytetin rus, ndërsa Putini po minimizon sulmet.

Sakaq Ukraina, e cila është sulmuar vazhdimisht nga Rusia, ka mohuar përgjegjësinë për sulmet e djeshme me dron në Moskë .

“Së shpejti do të tregojmë se çfarë është hakmarrja në kuptimin e plotë të fjalës ”, shkruan Kadorov në platformën Telegram.

Udhëheqësi çeçen kërcënoi gjithashtu Evropën Perëndimore me sulme ruse, duke thënë se Kremlini mund të trokasë në derën e Gjermanisë ose Polonisë, për shembull.

Në të njëjtën kohë, ekspertët amerikanë besojnë se Putini po përpiqet të minimizojë sulmet me dron në Moskë. Sipas një analize të

Institutit për Studimin e Luftës (ISW) në Uashington, udhëheqësi i Kremlinit dëshiron të “fsheh” aftësitë e tij të kufizuara për t’u hakmarrë kundër Ukrainës./albeu.com/