Si të hiqni thonjtë me xhel në kushte shtëpie

Nëse thonjtë tuaj duken kështu në ditën e kush-e-di-sa të karantinës, s’jeni vetëm, por është momenti të merrni situatën në kontroll.

Nuk dihet kur do të hapen sallonet e kur do të vijojë jeta si normalisht. Ndërkohë, të paktën kujdesuni për veten. Bëni sa më shumë maska, hidratohuni dhe sillni thonjtë në vete.

Ju duhen: limë, aceton, pambuk, letër alumini dhe vaj kutikulash.

1. Limoni lehtësisht sipërfaqen e thoit.

2. Ngjyeni në aceton pambukun dhe vendoseni mbi thonj. Mbështilleni me letër alumini për të përshpejtuar procesin.

4. Prisni.

5. Me ndihmën e një mjeti metalik, gërryeni me kujdes xhelin nga thonjtë. Gjeni diçka që i përngjason këtyre veglave.

6. Aplikoni vaj kutikulash.


Shtuar 26.03.2020 11:08