Tottenham fiton minimalisht ndaj Watford, kryeson i vetëm kampionatin (VIDEO)

Me fitoret 1-0 kundër Manchester City dhe Wolverhampton, Tottenham priti Watford në ndeshjen e javës së tretë në Premier League. Spurs-at e kryen detyrën kundër “Ushtrisë së Verdhë” duke fituar me rezultatin e ngushtë 1-0, falë golit të Heung-min Son ( 42-të).

Tottenham e udhëhequr nga trajneri Nuno Espirito Santo, ka marrë rezultate maksimale në fillim të këtij sezoni. Spurs-at nuk shënojnë shumë gola, por as nuk pësojnë, duke udhëhequr të vetëm kampionatin me pikë të plota dhe një golavarsh 3: 0.


Shtuar 29.08.2021 18:46