Të shtëna me armë në SHBA, 4 të vrarë

Të paktën katër persona kanë humbur jetën pas të shtënave me armë në Gjeorgji, SHBA.

Policia lokale tha se është në kërkim të sulmuesit.

Ngjarja ndodhi në Hampton, Henry County, rreth 50 kilometra nga Atlanta.

Përshkrimet flasin për një burrë 50-55 vjeç, i gjatë  rreth 1.80m, i cili kishte veshur një këmishë të errët me nuanca të kuqe.

Ata kanë publikuar edhe detajet e makinës që dyshohet se drejtonte.

Autori mbetet në arrati.

Autoritetet nuk kanë dhënë informacione për rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja apo për motivet e mundshme të autorit./Albeu.com


Shtuar 15.07.2023 23:14