Rama dhe Berisha njoftuan Podcast, Majko pyet AMA-n: A i rregullon ligji këto?

Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha hapën diskutime teksa njoftuan njëri pas tjetrit se do të nisnin një podcast.

Këto diskutime janë mbajtur edhe në Komisionin për Çështjet Ligjore, ku ish-ministri Pandeli Majko shtroi pyetjen drejtuar AMA-s nëse këto podcast do të rregullohen me ligjin e ri të medias audio-vizive.

Unë e kam pyetjen për përfaqësuesit e AMA-s. Pyetja mund të tingëllojë si ironi, por ndryshimet që vijnë sot kanë të bëjnë me ofruesit e shërbimeve të mediave audio-vizive Këto podcast që po dëgjojmë. Rama do të krijojë një podcast të vetin edhe zoti Berisha po ashtu. Këto janë të rregulluara nga ky ligj? Janë nën rregulloren e këtij legjislacioni q po diskutojmë sot? Kam përshtypjen e influenca e rrjeteve sociale po krijon disa zona të lira të ashtëquajtura ekonomike dhe këtu po diskutojmë për të kontrolluar disa mediave të licensuara në një kohë që tregu i medias është ridimensionuar. A ka fuqi AMA të ndërhyjë, apo duhen rregulla ligjore? Pyetja ime është a është e rregulluar kjo?”, tha Majko.

Ndërkohë, përfaqësuesja e AMA-s tha se bëhet fjalë për platforma të shpërndarjes së videove dhe jo për individë.

 

 


Shtuar 4.04.2023 12:24