Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë ushtarët e kapur

Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer trupat e kapur, ka thënë zëvendës shefi i shtabit të presidentit ukrainas, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Si rezultat i shkëmbimit, 86 ushtarakë, përfshirë 15 gra,  janë tashmë të sigurt, ka thënë Kyrylo Tymoshenko në një video-mesazh në Telegram.

Zëvendëskryeministrja e vendit Iryna Vereshchuk tha se trupat “tashmë po merren në shtëpi”.

“Dëshiroj t’u drejtohem të gjithë njerëzve tanë që janë ende të burgosur: Ne do të luftojmë për secilin prej jush dhe do t’ju sjellim në shtëpi. Qëndroni të fortë”.

Kremlini nuk është përgjigjur ende në lidhje me këtë shkëmbin.

Nuk është ende e qartë nëse Rusia gjithashtu ka rifituar të njëjtin numër trupash./albeu.com


Shtuar 1.04.2022 18:28