Operacionet në kufi, Çuçi nënshkruan marrëveshjen me kreun e FRONTEX

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me kreun e FRONTEX, Hans Leijtens.

Ai bën me dije se kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë Evropiane të Kufirit dhe Rojës Bregdetare dhe Ministrisë së Brendshme mbi Mekanizmat e Ankesave për veprimet e kryera nga anëtarët e ekipeve të këtij misioni në vendin tonë.

Çuçi: Me drejtorin e FRONTEX, Hans Leijtens, nënshkruam sot në Tiranë Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë Evropiane të Kufirit dhe Rojës Bregdetare dhe Ministrisë së Brendshme mbi Mekanizmat e Ankesave për veprimet e kryera nga anëtarët e ekipeve të këtij misioni në vendin tonë.

Menaxhimi i kufirit dhe respektimi i të drejtave të njeriut nuk përjashtojnë njëra-tjetrën. Ne jemi maksimalisht të vendosur të garantojmë respektimin e plotë të të drejtave të njeriut. FRONTEX është një histori suksesi në vendin tonë.

Shqipëria si vend tranzit luan një rol të rëndësishëm për t’i prerë rrugën flukseve migratore nga Afrika dhe Lindja e Mesme dhe kontribuon aktivisht në sigurinë e vetë kufijve të BE.

Mekanizmi i Ankesave i agjencisë do të trajtojë ankesat e paraqitura kundër shkeljes së pretenduar të të drejtave themelore të kryera nga anëtarët e ekipeve policore gjatë operacioneve në zonat kufitare për parandalimin e flukseve migratore dhe goditjen e krimit ndërkufitar.

/Albeu.com.


Shtuar 5.06.2023 17:42