Agron Gjekmarkaj: Rrisni pagesat, s’më del rroga

Kryeministri i vendit Edi Rama ka premtuar rritje rrogash për disa kategori të administratës shtetërore, në mjekësi, mësuesi, forca të armatosura etj.

Në këto kushte, deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj përmes një shkrimi në Facebook “ankohet” për rrogën e deputetëve.

Teksa i kërkon Qeverisë që t’i rritë, Gjekmarkaj shprehet se rroga e deputetit është e vogël dhe dietat janë qesharake. Sipas Gjekmarkajt, kolegët e tij kanë komplekse të flasin për këtë gjë.

Ai thekson se fakti që është rritur rroga për Presidentin dhe kategoritë e tjera është hap pozitiv, i cili duhej të ishte bërë më parë. Por vë në dukje një problem, që rroga e deputetit është ulir. Sipas tij duhet të jetë 60% e rrogës së Presidentit, por me draftin e e ri është ulur në 39% të rrogës së Presidentit.

Sipas tij, me këto të ardhura mbetesh në nivelin e varfërisë.

Postimi i plote i Gjekmarkajt 

Prej ditësh flitet mes mosbesimit dhe euforisë për rritjen e pergjithshme të rrogave. Nuk dua të besoj që kjo është një tautologji elektorale se do ishte e rënde e as ata që nën zë apo me  zë thonë se po ndodhi shkojmë në bankarotë.

Shqiptaret kanë nevojë per rroga më të larta sepse ënde janë më te keq paguarit në Europë. Më shumë se asnjë komb tjeter në bashkohësi ata po braktisin vendin e tyre edhe prej varferisë. Një politikë e re pagesash  duhej prej kohesh.

Na mbetet të shpresojmë që është e vertetë dhe po kaq e bazuar. Koha do ta vertetojë.

Tani është momenti të flasim edhe për rrogat e deputeteve një temë kjo aspak popullorë. E di që ka një mitologji dhe mistifikim por rrogat e deputeteve janë tejet modeste, dietat e tyre qesharake. Në shtetin shqiptar ka shumë e shumë shtetarë që paguhen ku e ku më mirë se ata. E verteta është se keto 32 vite korrupsioni dhe politika janë konceptuar bashkë. Një statusquo mbizoteron ajo e pranimit të sulmeve dhe akuzave nga shoqeria por edhe shoqeria pranon të abuzohet prej tyre. Nuk ka benefite deputeti mjafton të mendosh që në çdo profesion mund të paguhesh aq e shumë më mirë.

Per shoqerinë shqiptare nuk është problem rroga e deputeteve po ta anlizonim hollë problem është fakti që është e vogel. Pyetja qe duhet bërë është ndonese rroga është e vogel pse deshira për tu bërë deputet sidomos pushteti është e madhe?

Shumë shqiptarë e gjejnë dinjitetin e tyre tek rroga. Unë jam njëri prej tyre qëkur kam zgjedhur të bëj atë profesion që bëj. As kam fare turp perkundrazi jam krenar.

Nuk do të isha ankuar nese nuk do të konsumohej një çudi. Qeveria ka dizenjuar një projektligj që rrit rrogat. Me Ligj sanksionohet që rroga e deputetit është 60% e Presidentit të Republikes. Presidentit dhe të gjitha kategorive po ju rritet dhe e perseris shumë mirë duhej bërë më parë.

Drafti i qeverisë e ul në 39 %  të rroges së Presidentit atë deputetit në menyrë që atij ti mbetet e njëjta, pra jo vetem qē nuk ja rrit po de fakto ja ul.

Ne e dimë sa kushton një dalje në terren, sa shpenzime e karburant, pa llogaritë kafet e drekat me njerzit se po ashtu njerz jemi dhe ne (, paçka se na dizenjojnë si bisha ) e në fund familja. Personalisht e kam ënde krenarinë e njeriut dinjitetin për të luftuar për të.

Me keto të ardhura mbetesh në nivelin e varferisë.

Sot kam folur më shumë kolegë të djathtë e të majtë. Të gjithë mendonin që është e padrejtë. Disa nuk flasin të kompleksuar nga populizmi disa nga pushteti.

Unë skam asnjë kompleks as nga njëra as nga tjetra kategori se nuk kam ndermend të zvarritem perjetësisht atyre korridoreve.

Ndosha Kryeministri e di që depuetet e ti vijnë nga biznesi, nga devijimet perfituese të pushtetit , ish kryetarë bashkishë, ministrat me gjasë po ashtu me gjithë ato akuza mbi të cilat notojnë dhe mendon nuk po i bëj më shumë objekt sulmi. Të tillë mund të ketë edhe tek

opozita që se kanë kete shqetesim. Mbase kesisoj mendon se i mbron por statusin e deputetit e perdhos.

Automatikisht një masë kesodore i ekspozon disa edhe me të padrejtë si perfitues që rroga nuk u nevojitet dhe e kanë atë per kusur xhepi. Ne e kemi duartrokitur reformen në drejtesi se paku një pjesë e jona, pagat e larta për gjyqtarë e prokurorë me idenë që dinjiteti ekonomik i bën më imun nga tentativat e korrupsionit.

Po pse disa kategori duhen konsideruar patricë dhe të zgjedhurit e popullit ( të pakten ata si puna ime) plebe?

Politikanet populiste janë atë që u kanë punuar  rrengjet nga me të medhatë popullit të tyre. Ata e vjedhin me tarafet që kanë më pas, ata e rrejnë dhe pastaj sillen si klerik të moralit gati për të kryqezuar kedo po në emer të popullit se kerkon një të drejtë. Rraca me e ndyrë janë demagoget. Tanët janë dylekesh nga permbajtja. I degjoj ndonjeherë koleget populistë me gjuhen e tyre patetike e të mjerë, të braktisur nga çdo etike dhe e vertetë dhe me krijojnë bindjen se ato janë rriqnat më të ndyta të ketij vendi, hipokritet, abuzuesit dhe hajdutet më të medhenj.

Do duhej vetem një dite a një javë ti ndjekesh nga pas populistet për të parë si jetojnë dhe mbi çfarë e kanë ndertuar  bazamentin e jetes. Ndaj ata nuk duan rroga. Të korruptuarit nuk duan rroga. Ata jetojnë me hajni. Ketu shoqeria duhet të shqetësohet tek paraja lum që i vidhet jo tek denjiteti i deputetit që kerkon ta jetoje politiken dhe jeten ndershmerisht.

Meqënese jemi në këtë moment i propozoj Qeverisë ta mbylle Parlamentin ta bëjë si në kohen e Enverit dy herë në vit, me Kryetare koperativash se aty afer jemi per kah niveli e cilesia e mendimit, me dieta dhe secili të punojë e të bëjë atë që di mē mirë, kush hajdutin kush profesorin, kush bujkun, kush doktorin, kush servilin e kush kritikun.

Po ndyresinë e populizmit dhe populisteve mos na e servirni si etikë të shoqerisë. Ajo duhet të pyese thelle veten pse duan të behen të gjithë politikanë kur paguhen keq!! ?

Kjo është pyetje retorike. Qeveria me këtë akt po njollos veten dhe ne tjerve që si kemi asnjë borxh. Personalisht jetoj edhe me pak në çdo segment të jetes edhe pse nuk jam aspak kundra të kem më shumë ndershmerisht. Ma neverisin ata që flasin gjithë kohen si papagaj vetem për para , pasuri e prona se jo për gjë po janë edhe koprrace që nuk të paguajnë as kafen por thjeshtë  duan të zhysin në depresion një vend të tërë me shpresen se do pranohen prej tij si elita.

Por me modesti aq sa mundem do ju them qytetarve se populizmi nuk është ndershmeri dhe ndershmeria  për të kerkuar atë që i takon nuk është perfitim. Balten e heronjve të moralit në rrjetet sociale e nga koleget e darkes në panele kesaj here le ta marr unë./Albeu.com/


Shtuar 11.04.2023 21:35