Trupat ruse marrin kontrollin e termocentralit bërthamor të Çernobilit (VIDEO)

Trupat ruse kanë marrë kontrollin e termocentralit bërthamor të Çernobilit, tha për CNN zëdhënësja e Agjencisë Shtetërore të Ukrainës për Menaxhimin e Zonës së Përjashtimit, Yevgeniya Kuznetsova.

“Kur erdha në zyrë sot në mëngjes, në Kiev, doli se menaxhimi i centralit bërthamor të Çernobilit ishte larguar. Pra, nuk kishte njeri që të jepte udhëzime apo të mbronte”, tha ajo.

Më herët sot, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky postoi në Tëitter se forcat ruse po përpiqeshin të merrnin kontrollin e termocentralit bërthamor të Çernobilit.

Garda Kombëtare e Ukrainës po punonte për të mbrojtur centralin bërthamor nga sulmet, tha ambasadorja e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, Oksana Markarova./albeu.com


Shtuar 24.02.2022 19:22