Kaka: Sa keq mos të shohësh Haaland dhe Kvaratskhelia në Kupën e Botës

Ricardo Kaka nuk foli vetëm për Brazilin e tij dhe Kupën e Botës Katar 2022, por edhe Milanin.

“Milani është bërë një ekip që të argëton, vertikal dhe shumë i organizuar. Pioli ishte shumë i zot në dhënien e një identiteti të qartë dhe të bënte një punë të plotë dhe tërheqëse.

Kvaratskhelia? Ky djalosh është shumë i mirë, një surprizë e bukur. Është për të ardhur keq që ai dhe Haaland nuk do të jenë në Kupën e Botës. Fantazia gjithmonë më befason, bën dallim lojtari që gjen zgjidhje që të tjerët nuk i bëjnë”, është shprehur Kaka./ h.ll/albeu.com


Shtuar 9.11.2022 15:51