Po kthehej në Kosovë për festat e fundvitit, aksidentohet për vdekje futbollisti 24-vjeçar

Një futbollist shqiptar ka vdekur në moshën 24-vjeçare. Shendrit Ameti vdiq më 26 dhjetor në një aksident trafiku afër kufirit Kosovë-Serbi. Ameti kishte ardhur për pushime, teksa në makinë kanë qenë edhe nëna dhe vëllai i tij kur një kamion ka goditur mjetin.

Të dy janë ende në rrezik për jetë. Personi që shkaktoi aksidentin ka ikur nga vendi i ngjarjes. Ameti ishte pjesë e ekipit të katërt të TSV 1860 Munich.

“Lajmi për vdekjen e tij na goditi me dhimbje në klub. TSV 1860 Munich mban zi për humbjen e e tij”, thuhej ndër tjera në reagimin e klubit në faqen e tyre në Instagram.


Shtuar 29.12.2022 22:59

Tags: