Lajme të mira për Panuccin, Abrashi rikthehet në stërvitje te Freiburgu
Shqipëria mund të bëjë llogaritë me një luftëtar më shumë për këtë edicion. Amir Abrashi është rikthyer dje në fushën e lojës, pas një mungese të gjatë prej dhjetë muajsh.

Në mars ka qenë ndeshja e tij e fundit me Freiburgun, e vlefshme për Bundesligën gjermane, dhe më tej shqiptari nuk ka luajtur në asnjë takim. Një dëmtim në gju bëri që të kishte nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale për të riparuar dëmtimin në ligamentin krociat, i cili e detyroi mesfushorin kuqezi të mungonte thuajse një vit si për skuadrën e tij, ashtu edhe për Kombëtaren shqiptare.

Dje Abrashi është rikthyer për herë të parë në fushën e lojës si titullar në një ndeshje miqësore me skuadrën e Mainzit, që përfundoi 2-2. Mesfushori kuqezi luajti për 63 minuta dhe tregoi sërish grintën dhe dëshirën që e karakterizon në mesin e fushës. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2019, ora 21:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori