Po kalonte shinat dhe u përplas nga treni, vdes tragjikisht i mituri shqiptar në Itali

Një 15- vjeçar ka gjetur vdekej në mënyrë tragjike pasi u përplas nga treni në Itali.ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme jo shumë larg stacionit Chiari në provincën e Breshias.

I mituri po tentonte të kalonte shinat në momentin kur është përplasur nga treni.

Sipas medieve italiane, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur karabinierët e stacionit Castrezzato dhe ata të Radiomobiles së Chiarit, policia rrugore dhe Polferi, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes tragjike./Albeu.com/


Shtuar 23.01.2023 08:20