Shqiptarja i vrau të bijën me thikë në mes të parkut, babai: Nëse Home Office do të kishte bërë punën, vrasësja s’do të ishte në Britani

Mediet britanike kanë sjellë sërish në vëmenje vrasjen makabre të 7-vjeçares, e cila u qëllua për vdekje me thikë në mes të parkut nga

33-vjeçarja shqiptare me problem të shëndetit mendor, Eltiona Skana.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur 3 vite më parë. Sakaq babai i 7-vjeçares ka folur për mediet se beson se nëse Home Office do të kishte bërë punën e saj, 33-vjeçarja nuk do të kishte qenë fare në Mbretërinë e Bashkuar dhe se e bija e tij do të sihte gjallë .

33-vjeçarja, Eltiona Skana akuzohet për vrasjen e 7-vjeçares, të cilën e qëlloi me thikë para prindërve të saj në Bolton, Greater Manchester teksa luante në park.

Dëshmitarët janë shprehur se vogëlushja u godit me thikë në fyt nga një grua, e cila ishte ulur në një stol prej druri, ndërsa vajza kalonte pranë saj./albeu.com/


Shtuar 23.05.2023 12:50