Zgjedhjet lokale, Meta: Nga primaret dolën super kandidatë, kemi një marrëveshje me PD

Kreu i partisë së Lirisëka folur për zgjedhjet lokale të 14 majit gjatë një komunikimi për mediat.

Meta i cilësoi primaret e mbajtura brenda grupimit të Sali Berishës një proces historik dhe shtoi se nga aty kanë dale “super kandidatë, që u takojnë qytetarëve.

Ai përmendi edhe marrëveshjen që PL ka me PD, sipas të cilës Këshillat Bashkiakë i takojnë të parës.

“Kandidatët nuk janë të Sali Berishës, janë të primareve një proces historiku që ka ndodhur në Shqipëri për herë të parë. I Aplikuar me shumë guxim dhe kurajo në një shtet që udhëhiqet nga një klikë mafioze.

Pra procesi i primareve ku morën pjesë me dhjetëra mijëra demokratë në të gjithë vendin ka nxjerrë super kandidatë që nuk i takojnë më Sali Berishës dhe demokratëve por të gjithë qytetarëve që kërkojnë ndryshim. Nuk ka mekanizëm dhe hile që i ndalon superkandidatët të triumfojmë në 14 Maj. Këtë proces e udhëheqin qytetarët.

Tani janë superkandidatët që na udhëheqin ne. Kudo. Unë kudo ku shkoj entuziazmohen nga përzgjedhja që kanë dalë nga primaret. Janë emra të jashtëzakonshëm, emra të mrekullueshëm. Kemi një marrëveshje historike me PD sa i takon edhe çështjes së Këshillave dhe shndërrimit të tyre në tribuna për qytetarët. Dhe të jeni të sigurt që ky bashkëpunim do të funksionojë në mënyrë të mrekullueshme”, tha Meta.


Shtuar 7.03.2023 11:56