Aksident me një të plagosur në Pogradec (VIDEO)

Aksident me një të plagosur në unazën e qytetit të pogradecit.

Burime policore bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar të drejtuesit të mjetit tip Volksvagen I cili për të shmangur goditjen me mjetin tjetër përballë ka përfunduar në një kanal me ujë.

Nga aksidenti ka mbetur I plagosur drejtuesi I mjetit I cili ndodhet në spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve.

Policia po heton shkaqet e këtij aksidenti të ndodhur ditën e sotme rreth orës 14.00.

Banorët që jetojnë në të dy anët e unazës janë të shqetësuar për shkak të shpejtësisë së lëvizjes së mjeteve, si dhe mungesës së sinjalistikës dhe barierave kufizuese të shpejtësisë në rrugë.

Gjithnjë sipas banorëve në unazën e Pogradecit ka pasur edhe aksidente me pasojë vdekje për shkak të lëvizjes me shpejtësi dhe mungesës së ndriçimit.


Shtuar 9.02.2022 16:46