Kledi Hysa na prezanton me të dashurën e re të Dj PM dhe Sara Berisha nuk ka asnjë kundërshtim (VIDEO)

Kledi Hysa dhe DJ PM të cilët u njohën në shtëpine ë famshme të “Big Brtoher VIP”, janë ndër të vetmit ish-banorë të cilët vazhdojnë të ruajnë marrëdhënien mjaft miqësore me njëri-tjetrin.

Së fundmi, modeli i njohur ka postuar një video ku shfaqet në shoqërinë e Pm dhe partneres se tij, Sares. Ai ka përdorur një efekt të “Snapcha”t-it që i bën të duken si vajza. Krah saj me humor ka shkruar “Unë jam e dashura e re e PM dhe Sarah është plotësisht dakord.”

Ata janë takuar për të festuar ditëlindjen e PM, i cili në fakt e kishte disa ditë më parë. Por, duke qenë se Kledi jeton në Austri kanë festuar mbrëmjen e djeshme kur ai ka ardhur në vendin tonë.