​13 mënyra për ta tejkaluar monotoninë e punës nga shtëpia

Në vijim mund të gjeni disa këshilla të dobishme, të cilat do t’iu ndihmojnë të dilni nga kjo gjendje, nëse po përballeni me të.

Ndryshoni mjedisin

Nëse jeni mërzitur nga puna që po e bëni dhe nuk po keni më motiv, atëherë është koha ta ndryshoni vendin e punës. Shembull, nesër e keni përgatitur një hapësirë pune në dhomën e fjetjes, kaloni pajisjet në dhomën e ndejës ose në kuzhinë, apo kudo në ndonjë hapësirë tjetër të shtëpisë. Ndryshimi ju bën të frymëzoheni më shumë e rrjedhimisht të jeni edhe më produktivë.

Një mënyrë tjetër, shumë efikase është edhe caktimi i dy ditëve të javës që të punoni në kafenenë tuaj të preferuar, për një pjesë të orarit.

Krijoni një listë të gjërave

Krijoni një strukturë të punës! Shembull, ndani detyrat për gjithë ditën duke i ndarë ato në orë të caktuara të orarit. Kjo do t’ju mbaj të përkushtuar për t’i përfunduar ato detyra dhe nuk do të keni “kohë” të mërziteni. Sigurisht, kur kjo fillon të bëhet rutinë të filloni ta ndryshoni listën vazhdimisht.

Krijoni një listë të këngëve

Një listë me këngët e referuara, ju ndihmon të jeni më në qejf gjatë orarit tuaj të punës, gjithashtu të jeni edhe më aktivë në punë. Shembull, disa tinguj të lehtë të pianos në sfond mund t’ju ndihmojnë të jeni më produktivë. Po ashtu, eksploroni botën e muzikës, duke kërkuar artistë e këngë të mira!

Ushtrime në mes të aktiviteteve

Ndani kohë për të mësuar forma të reja të relaksimit! Pasi t’i keni përfunduar një numër detyrash të rëndësishme për ditën ose edhe në orarin e caktuar për pauzë, mund të kërkoni video online për joga, mënyra meditimi për qetësim ose edhe teknika të shtrirjeve që ju ndihmojnë të “dilni” nga ulja e gjatë në të njëjtin vend për një kohë të gjatë.

Edhe vrapimi rreth zonës suaj të banimit nuk është ide e keqe.

Bashkohuni në takimet virtuale

Mbledhjet virtuale ju ndihmojnë të lidheni me kolegët edhe nëse punoni nga vende të ndryshme nga njëri-tjetri. Bisedat me ta ju ndihmojnë më shumë sesa komunikimi përmes emaileve. Merrni iniciativën për ta caktuar një kohë gjatë javës që të lidheni me kolegët e kompanisë ose projektit!

Praktikoni hobit tuaja

Aktivitetet që jeni në dashuri me to, ju ndihmojnë të argëtoheni jashtë orarit të punës. Shembull nëse u pëlqen shumë të gatuani, bëjeni! Pastaj kur të ktheheni përsëri në punë do të ktheheni me energji të re.

Caktoni diçka që mezi pritni ta bëni

Gjeni gjëra interesante dhe që mezi pritni t’i bëni pas përfundimit të orarit. Kjo mund të jetë shpenzimi i kohës me familjen ose shoqërinë, shikimi i ndonjë filmi ose diçka tjetër që e doni shumë. Nëse keni lënë diçka të tillë, kënaqësia për ta bërë sa më shpejt do të ju jep kënaqësi edhe në punë, sepse do të jetë orari i punës ai që do t’ju ndihmojë ta kaloni kohën deri të gjëja më e dashur për ju.

Shihni filma ose shfaqja televizive

A ju ka ndodhur që gjatë orarit të punës të mos keni çfarë të bëni dhe thjesht keni ngelur para ekranit të kompjuterit duke pritur të përfundojë orari. Kjo është edhe njëra prej arsyeve kryesore pse punonjësit e punës nga shtëpia mërziten. Epo, gjëja më e mirë që ta bëni gjatë kësaj kohe është të shihni ndonjë film të mirë ose edhe ndonjë shfaqje televizive.

Po video lojërat?

Video lojërat janë një mënyrë tjetër për t’u argëtuar nga zyra e shtëpisë. Gjeni lojëra që ju ndihmojnë t’i zhvilloni aftësitë e buta si mendimi kritik, zgjidhje të ndryshme problemesh pse edhe mbrehja e shkathtësive të komunikimit. Më e mira e pjesës së lojërave është se mund t’i angazhoni edhe kolegët t’ju bashkëngjiten, kështu që do të keni mundësinë të lidheni më shumë me ta edhe punoni larg nga njëri tjetri.

Zbukurojeni hapësirën e punës

Kjo ka shumë zgjedhje. Mund të vendosni përreth fotografi të anëtarëve të familjes, shoqërisë ose udhëtimeve (pa para nuk mund të shkoni në pushime). Mund të vendosni nëpër korniza edhe thënie inspiruese e pse jo edhe diplomat e arritjeve.

Dokumentoni mendimet

Shkruani mendimet e karrierës që të vijnë në kokë. Kjo ju bën ta kuptoni që keni ndjenja dhe mendime të ndryshme. Mund të shënoni gjëra të ndryshme si:

Aspirata të karrierës Pohime pozitive Listë të gjërave që të pëlqejnë në punën aktuale Listën e gjërave që i keni arritur Këshillat nga profesorët, mentorët, shefat që të kanë hyrë në punë.

Punoni në kohë të ndryshme

Kërkoni nga shefi të keni orar fleksibil. Shembull provoni të punoni një ditë më gjatë, pastaj një ditë tjetër të jeni të liruar nga orari i plotë. Kjo ju ndihmon të dilni nga monotonia e orarit 8 orësh, i cili bëhet edhe më i rëndë në kushtet e shtëpisë.

Vullnetarizmi për projekte atraktive

Mos u ndani më një punë të njëtrajtshme. Pse të mos merrni pjesë edhe në projekte të tjera përmes të cilave mund të mësoni gjëra të tjera. Qoftë nga kompani për të cilën po punoni, qoftë nga ndonjë kompani tjetër është koha t’i hapni rrugë karrierës tuaj./Akademi Pune/