“Tërbim i madh non-gratash dhe spiunësh” Rama reagon për herë të parë për protestën e opozitës së bashkuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës së bashkuar më 12 nëntor.

Rama foli dhe për akuzat e opozitës në lidhje me investimin në Portin e Durrësitm të cilin e konsiderojnë vjedhjen më të madhe në histori.

“Së pari nuk kam qenë asnjëherë dakord me këtë shenjën e barazisë. Natyrisht ju mund ta vendosni sa herë të doni por nuk jam dakord. ‘Ka pasur akuza të ndërsjellta’. Nuk është një vështirësi e madhe të bëhet dallimi mes komentit të një fakti dhe akuzave pa fakte. Që PD është financuar me para ruse për të rrëzuar qeverinë, nuk është një akuze, është një fakt i dokumentuar, për fat të keq. I zbuluar nga mediat në SHBA, i përqeshur gjerësisht nga shumëkush dhe i konfirmuar nga raporti i CIA-s. Ndërkohë, akuzat me serbë e me nuk e di çfarë tjetër, janë prodhime të një tërbimi të madh non-grtash dhe spiunësh për investimin më të madh të huaj në rajon, që do të jetë krenari kombëtare që do të transferojmë Durrësin dhe ekonominë e tij, do të transformojë ekonominë dhe do të rrisë vlerën e pasurive të patundshme dhe hotelerisë. Po ashtu do të rrisë punësimin jo vetëm në Durrës, por dhe në Tiranë. Dhe të ngresh akuza të tilla në hava është fatkeqësi e madhe kombëtare. E kemi bërë zgjedhjen. Ne jemi në anën e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare, për këtë arsye nuk lë rast për ta lartësuar emrin e Shqipërisë në gjuhë të huaj, ndërsa ata ia ulin jo duke folur, por vetëm me ermin e tyre”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 15.11.2022 10:21