Lumenj droge nga Amerika e Jugut në Evropë, kush janë 4 shqiptarët e arrestuar në Itali: Pjesë e mafies “Ndragheta”

Katër shqiptarë ishin mes 41 personave të arrestuar ditën e djeshme nga policia italiane, pjesë e mafies Ngragheta.

Bëhet fjalë për:

Nertil Hoxhaj, 38 vjeç;

Ervin Proshka, 32 vjeç;

Reshit Seferi, 32 vjeç;

Ankeloid Tuci, 41 vjeç

Të arrestuarit akuzohen për trafik droge në Amerikën Latinë, duke përdorur subjekte kineze, të cilët përdoronin një sistem informal për pastrimin e parave.

“Bastisja e sotme është një operacion vendimtar që tregoi se si ‘Ndrangheta arrin kudo me ndërlidhje në të gjithë botën,” tha kapiteni i policisë së Guardia di Finanza, Angelo Santori.

Bisedat e koduara dhe struktura e shoqatës

Falë përgjimit të bisedave të koduara  përmes platformës Sky ECC, hetuesit rindërtuan strukturën e shoqatës kriminale dhe të gjithë zinxhirin e furnizimit të drogës.

Hetimet: Lumenj droge dhe dhjetëra miliona euro

Gjatë hetimeve u zbuluan furnizime dhe transferta për sasi prej 1200 kilogramëve kokainë, 450 kilogramë hashash dhe 95 kilogramë marihuanë. Këto sasi të mëdha do të kishin sjellë dhjetëra miliona euro për shoqatën.

Roli i kinezëve

“Një rol aktiv dhe absolutisht i çmuar në punën sistematike të pastrimit të të ardhurave të paligjshme të shoqatës kriminale u mbulua nga një rrjet i vërtetë personash me kombësi kineze.

Këta të fundit, nëpërmjet mekanizmave të artikuluar të “kompensimit”, mundën t’ua dorëzonin paratë agjentëve të trafikut të drogës dhe vetë karteleve të Amerikës së Jugut nëpërmjet “agjentëve” me banim jashtë vendit”.

Hetimet do të kishin treguar se, falë mekanizmit fei ch’, “shoqata ishte në gjendje të pastronte më shumë se 5 milionë euro.”

Krahas 41 personave të arrestuar, u sekuestruan 44 objekte dhe toka, 17 automjete/motoçikleta, 354 llogari bankare dhe 80 shoqëri, veprimtari tregtare dhe aksione, me një vlerë totale të vlerësuar mbi 50 milionë euro.

Janë kryer edhe kontrolle të shumta personale dhe lokale, të cilat janë ende në vazhdim./Albeu.com.


Shtuar 31.05.2023 12:31