Aksident i rëndë në “Rrugën e Kombit”, përmbyset betonierja dhe mbushet rruga me vaj e naftë, policia: S’jemi këtu për të pastruar (FOTO LAJM)

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kukës, në Rrugën e Kombit.

Në fotot e siguruara nga Abcneës.al, shihet se një betoniere është përmbysur.

Si pasojë ka rrjedhur vaji dhe nafta në rrugë duke u bërë shkak aksidenti për automjetet e tjera të cilat po rrëshqasin.

Burime bëjnë me dije se nuk është marrë asnjë masë për lirimin e rrugës.

Policia ka deklaruar se “nuk ndodhet aty për të pastruar vajin.”

Edhe pse qytetarët paguajnë taksa për “Rrugën e Kombit” për të kaluar të sigurt, atyre u rrezikohet jeta.


Shtuar 5.11.2022 10:03