Njerëzit ia mbathin, del videoja e arratisjes së “Schumacher-it”, u rrezikoi jetën policëve në Elbasan, Prokuroria: 30 vite burg

ABC ka siguruar ekskluzivisht videon e momentit ku Aldiron Shehu, i cili në shkurt të 2020 alarmoi policinë e Shtetit pas një ndjekje të gjatë u rrezikoi jetën të paktën efektivë të policisë së Elbasanit, të cilët tentuan ta ndalojnë.

Në videon e siguruara nga gazetari i ABC, Aldo Kozarja, shihet se si makina e Ritvan Sukajt vjen me shpejtësi të madhe. Edhe pse në rrugë janë më disa efektivë policie duke i bërë shenjë të ndalojë, ai nuk bindet dhe devijon rrugën për të shpëtuar nga një zinxhirë me tela që policia tentoi t’i shponte gomat. Gjatë devijimit të rrugës ai përplas një nga efektivët e policisë ndërsa më pas largohet me shpejtësi pa u shqetësuar për atë që la pas. Gjatë arratisjes, i riu u përplas me dy makina të tjera dhe “Passati” me të cilën ai udhëtonte u përmbys në mes të rrugës, çka solli edhe arrestimin e tij.

Ngjarja ndodhi më 4 shkurt 2020, ku i riu u vu në ndjekje që nga Devolli dhe ngriti në këmbë policinë e Korçës, Pogradecit, Prrenjasit, Librazhdit dhe Elbasanit, ku këta të fundit arritën ta ndalojnë.  Prokurori Ritvan Sukaj ka kërkuar 30 vite burg për 29-vjeçarin, ndërsa çështja do gjykohet nga gjyqtari Taulant Tafaja dhe dy gjyqtarë të tjerë.

I riu tashmë përballet me akuzat për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, “Mosbindja ndaje urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publikë”, Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

I vetë cilësuar si “Shumakeri i Gjirokastrës”, Shehu ishte vënë në ndjekje policore nga një patrullë rrugore e komisariatit të Devollit, pasi në fshatin Cangonj, kjo patrullë i ka bërë shenjë të ndalojë për shkak të shpejtësisë së madhe të lëvizjes së automjetit. Aldiron Shehu, nuk ka ndaluar, duke vijuar rrugën në drejtim të Korçës. Shehu është ndalur vetëm në Elbasan, ku 100 metra pasi kishte çarë postbllokun e policisë rrugore dhe goditur një efektiv policie, automjeti që ai drejtonte është përplasur me një makinë të rastit në rrugë, dhe për pasojë është përmbysur.

Vetëm në këtë moment, Aldiron Shehu, që i ishte shmangur ndjekjes së policisë nga zona e Devollit, është arrestuar.  Edhe pse ai pretendoi se ndiqej nga një fuoristradë dhe prandaj kishte ikur me shpejtësi, kjo deklaratë nuk e ka bindur policinë duke e vënë në pranga.


Shtuar 17.03.2022 13:51