Zgjidhje interesante nga Anglia, komentet e ndeshjeve nga shtëpia

Bundesliga ishte kampionatin i parë rinisi aty ku u ndërpre, rreth dy muaj më parë, për shkak të pandemisë së Koronavirusit.

Megjithatë jo gjithçka do të jetë si më parë. Duke filluar nga lëvizjet e skuadrave, protokolli i qëndrimit në hapësirat e përbashkëta, protokolli i ndeshjeve, sjellja e lojtarëve, por edhe transmetimi televiziv.

Nuk do të jetë një transmetim, si zakonisht, ndeshjet do të jenë pa tifozë, do të ketë më pak gazetarë se normalisht, por një gjë e veçantë do të ndodhë në Angli.

Komentatorët anglezë do ta bëjnë komentimin e ndeshjeve nga shtëpitë e tyre. Kompania “BT Sport”, është kujdesur që të gjitha pajisjet të shkojnë në shtëpitë e gazetarëve, duke i kthyer ato në ministudio.

Edhe njëri prej analistëve në koment, Steve McMannaman, do të jetë duke komentuar ndeshjet nga shtëpia e tij.

Të gjithë gazetarët janë të shpërndarë anembanë Anglisë, madje ka nga ata që do të komentojnë edhe nga Irlanda e Veriut.

Kjo nismë e “BT Sport” u mor pasi gazetarët nuk kanë mundësi të udhëtojnë nga shteti në shtet për shkak të masave.

Kjo do të thotë se rreth 70 persona që punonin në studio për ndeshjet, do ta bëjnë punën e tyre nga shtëpia.


Shtuar 16.05.2020 20:24