“Je palaço”, plas sherri mes Bardhit dhe Ramës: PS ka kërkuar vota për Dvoranin, kanë angazhuar oligarkë dhe mafiozë

Një debat ka agravuar pasditen e sotme në Kuvend mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi.

Shkak u bënë akuzat e Bardhit se PS ka angazhuar biznesmenë që të intimidojnë deputetët për të votuar kandidaturën e Ardian Dvoranit për të qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë kryeministri ka reaguar duke theksuar se fjalët e tij janë shpifje ndërsa e quajti dhe palaço.

Fjala në Kuvend:

Bardhi: Nuk kemi asnjë shqetësim çfarë bëni ju me kandidaturën tonë me Avokatin e Popullit. As kemi lypur gjë, as po iu kërkojmë gjë. Sipas një traditë të PD, sollët një emër dhe ua votoj. Kjo traditë u vazhdua edhe në 2017. U votua me 84 vota, edhe në këtë rast ka zotim publik nga ana juaj se do të votoni kandidatin tonë. Ka pasur një proces konsultimi të kandidaturave. Grupi juaj ka përjashtuar 6/11 kandidatët që kemi propozuar. është e drejtë e PD që të sillte emër. Nuk ndahen kandidatët në të PD dhe PS. Kandidatura që kemi sjellë nuk ka qenë në listën e të përjashtuarve. Megjithatë është e drejta juaj. Nuk iu imponojmë kandidatë dhe nuk u ankua askush. U ankuam për tentativën që të ktheni GJK në degën tuaj. Po ta përsëris, ndoshta e kanë bërë pa dijeninë tënde, por drejtuesit më të lartë të PS jo vetëm që kanë kërkuar votë për Dvoranin. Kanë angazhuar oligarkë dhe mafiozë. Zamir Manen psh. Salillarin. Ja po ta jap shembullin. Mos u nevrikos.

Rama: Më jep shembull ku person është influencuar nga filani.
Bardhi: Cilët janë mafiozë? I le oligarkët, po fokusohesh tek mafiozët. Jep llogari pse ke angazhuar oligarkët. I ke çuar ti.

Rama: I kam çuar unë se e ke bindje ti. Palaço.

Bardhi: Palaço je ti.

Rama: Ti je palo cirku. Të thuash ke intimiduar njerëz pa asnjë provë sille provën. Ti je një palaço cirku.

Bardhi: Ti je një legen, një mafioz.

Rama: Je një palaço që i ofron fytyrën një cikru mashtrimesh dhe fantazish, të kesh turp.

Bardhi: Ruaj qetësinë.

Rama: Çfarë qetësie ë ruaj, nuk jam palaço si ti unë që të ruaj qetësinë kur thua të pavërteta. Ik more palaço./albeu.com


Shtuar 22.12.2022 16:47